Thursday, September 19, 2024
HomeLajmeTaravari: Udhërrëfyesi im politik është Arben Xhaferi, do të angazhohemi në zgjedhjen...

Taravari: Udhërrëfyesi im politik është Arben Xhaferi, do të angazhohemi në zgjedhjen e Presidentit në Kuvend

Në debatin presidencial në mes Arben Taravarit dhe Bujar Osmanit, kandidati nga ana e opozitës shqiptare Arben Taravari ka deklaruar që do të angazhohet në demokracinë konsesuale për zgjedhjen e Presidentit në Kuvend, duke u nisur nga ideologjia e Arbën Xhaferit për demokraci konsensuale.

‘Udhërrëfyesi im politik është Arbën Xhaferi. Arbëni shquhet si ideologu i demokracisë konsensuale. Ai në vazhdimësi thoshte se Kushtetuta është gjeneratori i krizave në Maqedoninë e Veriut sepse ajo është më e ngushtë se realitetit, apo në çpërputhje me realitetin e shoqërisë sonë multi nacionale.’

Për zgjedhjen e Presidentit në Kuvend Arben Taravari e dha propozimin e sqaruar më poshtë:

‘Megjithatë për të anashkaluar mundësinë e paralizisë institucionale, propozimi im dallon nga ai i kundërkandidatit. Idealisht, zgjedhja e Presidentit do të bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit dhe me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët u takojnë bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Maqedoninë e Veriut. Por nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, do të parashihet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë. President do të zgjedhet kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit dhe shumicën e votave të deputetëve të cilët u takojnë bashkësive të cilat nuk janë shumicë.’

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments