Wednesday, October 9, 2024
HomeLajmeTaravari: Shqiptarët meritojnë të kenë kandidat shqiptar për president

Taravari: Shqiptarët meritojnë të kenë kandidat shqiptar për president

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, në emisionin “Rubikon” tek Adriatik Kelmendi, mes tjerash foli për rëndësinë që shqiptarët të kenë kandidat për president për shkak se përbëjnë 1/3 e popullsisë së Maqedonisë.

Kreu i ASH-së, tha se partia e tij bashkë me Lëvizjen Besa kanë përkrahur kandidaturën e Blerim Rekës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 vetëm për shkak se shqiptarët duhet të kenë mundësi për të votuar një shqiptar në rrethin e parë, ndërsa BDI-ja në dy zgjedhjet presidenciale nuk ka kandiduar kandidatin të saj.

“BDI-ja në vitin 2014 nuk ka pasur kandidat për president, dhe në mënyrë indirekte e ka ndihmuar Ivanovin të zgjedhet president si kandidat i VMRO-së. Në vitin 2019 ka përkrahur një kandidat konsensual, presidentin aktual të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, më mirë të ketë dy kandidatë shqiptarë për president se sa asnjë kandidat shqiptar, por siç thotë Tarvarit, idealja do të ishte shqiptarët të kenë një kandidat.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments