Wednesday, October 9, 2024
HomeLajmeTaravari: Shqiptarët e Maqedonisë meritojnë një alternativë dhe qeverisje ndryshe

Taravari: Shqiptarët e Maqedonisë meritojnë një alternativë dhe qeverisje ndryshe

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, në emisionin “Rubikon” tek Adriatik Kelmendi, tha se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të kenë garniturë të re politike dhe të shohin se si mund të udhëheqin.

“Unë, e them pa modesti, gjatë vitit 2017 isha ministër i Shëndetësisë për 100 ditë. Në kulmin e karrierës të Zoran Zaevit si kryeministër, besueshmëria në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ekipit që kisha rreth meje ishte mbi besueshmërinë e kryeministrit Zaev. Pse? Sepse isha ministër i Aleancës për Shqiptarët, një partie që për që për 6-7 vjet ishte në opozitë”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, komunat me të cilat i udhëheq opozita shqiptare e që janë edhe komunat më të mëdha shqiptare kanë arritur progres të madh dhe udhëhiqen më mirë se sa në kohën e BDI-së.

“Shqiptarët e Maqedonisë meritojnë një alternativë dhe një qeverisje ndryshe. Nëse e shihni transparencën në Komunën e Gostivarit dhe Komunën e Tetovës do ta shihni se këto komuna kanë transparencë më të madhe se shumë komuna të udhëhequra nga BDI”, tha Taravari.

Taravari shtoi se sipas anketave të NDI, IRI dhe shoqata tjera joqeveritare, në Gostivar qytetarët kanë besueshmëri të lartë te kryetarët e komunave më të mëdha te shqiptarët.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit