Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeTaravari: Sëbashku si VLEN Kemi gjasa reale të kalojmë në raundin e...

Taravari: Sëbashku si VLEN Kemi gjasa reale të kalojmë në raundin e dytë në zgjedhjet Presidenciale

Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në intervistën me gazetaren Jeta Xherra në Kallxo.com ka bërë thirrje që të përkrahet opozita shqiptare për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut. Ai gjithashtu ka deklaruar që gjasat për në kalim të raundit të dytë janë shumë reale.

Të gjitha partitë politike shqiptare u bashkuan në një front opozitar. Pikësynimin tonë të përbashkët e quajtëm VLEN, ku do të garojmë edhe në zgjedhje parlamentare edhe në zgjedhje presidenciale. Me kandidimin tim mund të arrihet që shqiptarët për herë të parë të kalojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut. Kjo është shumë e mundur, pasi që shqiptarët duhet të tregojmë që jemi vendimmarrës. Ka gjasa reale, me një fushatë të mirë dhe pozitive ne kalojmë në balotazh në zgjedhjet presidenciale. Unë personalisht, do jem kandidat për President, këtu do ofroj platformën presidenciale dhe gjithashtu partia ime do ofroj platformën për zgjedhje parlamentare.

Gjithashtu kreu i ASH-së zbuloi paksa nga platforma e tij për President, e cila është duke u përgatitur nga ekspert të fushës:

Ne së bashku me ekspert jemi duke punuar platformën për të gjithë qytetarët, që unë si kandidat për President do ta ofroj. Pika e parë e platformës do të jetë ndjekja e rrugës evropiane duke votuar ndryshimet kushtetuese, e dyta do të jetë heqja e 20% diskriminues nga kushtetuta dhe pika e tretë do të jetë që zgjedhja e presidentit të bëhet në Parlament dhe jo në zgjedhje direkte. – përfundoi kreu i ASH-së.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit