Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeTaravari prezanton prurjen e re në ASH, profesorin universitar dhe ekspertin e...

Taravari prezanton prurjen e re në ASH, profesorin universitar dhe ekspertin e fushës së drejtësisë, Sejfulla Osmani

Sot, kryetari i Aleancës për Shaiptarët, Arben Taravari në profilin e tij ka njoftuar se kësaj forcë politike nga sot i është bashkangjitur një personalitet i respektuar nga Gostivari.
Bëhet fjalë për ekspertin e lëmisë së jurispodencës si dhe profesorin universitar Sejfulla Osmani i cili është doktor i Shkencave të lëmisë së Drejtësisë.

Postimi i plotë i Taravarit:

“Mirësevjen në familjen e madhe, në Aleancën Për Shqiptarët, prof.dr. Sejfull Osmani.

Nga sot kemi kënaqësin t’ju kemi pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët.
Kënaqësi të mirëpres sot në Aleancën për Shqiptarët, Profesorin e nderuar Sejfulla Osmani.
Profesori Sejfulla është ligjërues në universitete dhe ekspert në fushën e Drejtësis, hartues i shumë ligjeve dhe njohës i mirë i rrethanave politike. Nga sot, ai kontributin e tij do të vazhdojë ta japë në të mirën e përgjithshme dhe të ardhmen më të mirë për të gjithe ne”, ka shkruar Taravari.

Ndryshe, Prof. Dr. Sejfulla Osmani është i lindur më 14.08.1976 në fshatin Gradec të Gostivarit. Në Gostivar ka kryer shkollën fillore dhe të mesme ndërsa arsimin e lartë e kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në vitin 1999. Në vitin 2005 në Fakultetin “Justiniani i parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kreu edhe magjistraturën. Osmani ka një bagazh të mirë të punës ku gjatë viteve 2006-2008 ishte i punësuar në bordin drejtues në Klinikën për sëmundje të syve në Shkup. Në vitin 2008 u zgjodh si gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar dhe u caktua të punojë si Gjykatës Hetues.
Nga viti 2010 filloi të punojë si Avokat në zyrën e tij të avokatisë “Sejfulla Osmani” e cila njihet dhe si Shoqata e Avokatëve. Më pas në fund të vitit 2010 u angazhua si ligjërues në lëndët e materieve penale pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. Në vitin 2013 u zgjodh si dekan në Fakultetin e Shkencave Juridike pranë UNS-së.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit