Monday, October 14, 2024
HomeMaqedoniTaravari premton vendime për shumicën e personelit mjekësor që janë me kontrata

Taravari premton vendime për shumicën e personelit mjekësor që janë me kontrata

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot nga Kërçova tha se sistemi jonë i shëndetësisë ka deficit të kuadrit dhe se si rrjedhojë, si ministri do të përpiqen që për shumicën prej personelit që janë me kontratë, të japin vendime pune.

“Në përgjithësi ne kemi deficit të kuadrit, kështu që ata që janë me kontrata do të mundohemi shumicën prej tyre që t’u japim vendime dhe normalisht t’i plotësojmë vendet ku ka hapësirë se përsëri ka deficit të kuadrit të mesëm mjekësor, edhe në Kërçovë edhe çdo kund tjetër, por nuk do të lejojmë edhe kontrata që ekzistojnë me tetëvjeçare, me shkollë të mesme, që nuk vijnë në punë edhe marrin rroga, këto do t’i anulojmë gjithsesi”, theksoi Taravari.

Taravari tha se top prioritet për MSH-në është ndërtimi i Spitalit të Kërçovës dhe Spitalit të Shtipit.

Taravari tha se pas Vitit të Ri do të dalin me planet konkrete për këto dy projekte.

“Besoj se pas Vitit të Ri do të dalim”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit