Monday, October 14, 2024
HomeLajmeTaravari në Ditën e Shëndetësisë: Shëndetësia rurale, decentralizimi i shëndetësisë dhe motivimi...

Taravari në Ditën e Shëndetësisë: Shëndetësia rurale, decentralizimi i shëndetësisë dhe motivimi i mjekëve të rinj janë sfidat tona

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari sot në Tetovë organizoi debat me mjekët dhe me punonjësit shëndetësor mbi sistemin shëndetësor.

“Sot është Dita e Shëndetësisë. Me disa kolegë vendosëm që të takohemi këtu në Tetovë, të bashkëbisedojmë rreth programit të ardhshëm të koalicionit VLEN, për programin e shëndetësisë me një analizë të shkurtër të asaj se deri ku është shëndetësia dhe si mund ta përmirësojmë gjendjen sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut”, tha Taravari.

Taravari theksoi se një nga çështjet e rëndësishme për shëndetësinë është shëndetësia rurale.

“Ekzistojnë vise ku nuk ka mjek ose nuk mund të ofrohen shërbime mjekësore për shkak se disa prej fshatrave, të cilat janë kryesisht malore, shumica e kolegëve nuk pranojnë ose nuk ju konvenon ose nuk u paguhet aq sa duhet për të dhënë shërbime mjekësore. Unë mendoj se ky është problem që duhet seriozisht ta bisedojmë mes nesh, të subvencionojmë ose të ndihmohet ose të paguhet disa herë më shumë, në mënyrë që të motivohen këto mjekë”, tha Taravari.

Çështja e dytë e shëndetësisë sipas Taravarit është decentralizimi i shëndetësisë dhe se momentalisht, 60% e shërbimeve mjekësore jepen në spitalet e Shkupit.

“Mbi 60 për qind e shërbimeve mjekësore në sot e kësaj dite merren në spitalet në Shkup. Unë mendoj se kemi kapacitete njerëzore, por edhe mund të krijohen kushte, të krijohen disa spitale klinike që do të jenë funksionale, sidomos Tetova, Ohrin ose Strugën, Shtipin dhe Manastirin. Besoj se nevojiten shumë investime në këto spitale rajonale me të vetmin qëllim që të mos i maltretojmë njerëzit, që për çdo shërbim mjekësor të vinë në Shkup.

Taravari theksoi se çështja e tretë janë studentët e mirë të mjekësisë dhe motivimi për të qëndruar në vend.

“Besoj se në Ligjin për shëndetësinë publike, duhet të motivohen kolegët që sapo e mbarojnë fakultetin dhe kanë notë mesatare të lartë. Mendoj se me ligj duhet të vendoset motivimi i këtyre studentëve, të marrin menjëherë specializim ose të rritet paga e tyre gjatë specializimit të tyre në mënyrë që të mos e braktisin vendin”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit