Monday, October 14, 2024
HomeMaqedoniTaravari-Lawson: Bashkëpunimi me Britaninë e Madhe do të thellohet në shëndetësi dhe...

Taravari-Lawson: Bashkëpunimi me Britaninë e Madhe do të thellohet në shëndetësi dhe në rrugën euro-atlantike

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, priti sot në takim pune Ambasadorin e Britanisë Madhe në RMV, Matthew Lawson.

Bashkëpunimi me Britaninë e Madhe do të thellphem në shëndetësi dhe në mbështetje të reformave të domosdoshme në rrugën euro-atlantike të vendit njofton ministri Taravari.

Postimi i plotë:

“Bashkëpunimi me Britaninë e Madhe do të thellohet në shëndetësi dhe në mbështetje të reformave të domosdoshme në rrugën euro-atlantike të vendit.

Në këtë drejtim, kisha kënaqësi të prisja sot në takim pune, аmbasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, H.E Matthew Lawson.

E falënderova ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë britanike dhe kontributin e tij personal në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve tona. U dakorduam se vendit i duhen reforma gjithëpërfshirëse në çdo sektor, veçanërisht në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit, si parakusht për më shumë investime, më shumë zhvillim dhe përafrim më të madh me BE-në, përfundon Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit