Wednesday, October 9, 2024
HomeMaqedoniTaravari: Fillimisht të pranojnë që janë opozitë, pastaj mund të bisedojmë me...

Taravari: Fillimisht të pranojnë që janë opozitë, pastaj mund të bisedojmë me Selën dhe Ahmetin

Kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në përgjigjën rreth pyetjes lidhur me thirrjen e fundit të Ziadin Selës drejtuar partive shqiptar për të diskutuar për çështjet dhe temat që kanë të bëjnë me shqiptarët, theksoi se janë të gatshëm për bisedë.

Taravari tregoi edhe kush janë kushtet që të realizohet kjo çështje. E para Sela dhe Ahmeti të pranojnë që janë opozitë, pastaj të dërgojnë edhe ftesë.

“Thashë se Sela dhe Ahmeti duhet të jenë vetëkritikë dhe të mësohen se janë në opozitë. Ndryshe nuk ka problem, jemi të gatshëm të bisedojmë me cilindo dhe në çdo kohë”, tha Taravari në përgjigje ndaj pyetjeve nga gazetarët në konferencën e sotme për shtyp gjatë vizitës në Qendrën për rehabilitim të patologjisë së komunikimit verbal.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit