Monday, October 14, 2024
HomeMaqedoniTaravari: Është paradoksale që të kemi shëndetësi private të mirë dhe shëndetësi...

Taravari: Është paradoksale që të kemi shëndetësi private të mirë dhe shëndetësi publike pranë kolapsit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Top Tema” në TV Telma në lidhje me rikthimin e tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë u shpreh se

“Për mua është sfidë që kur një institucion është në gjendje të keqe të përfshihem dhe të përpiqem të ndihmoj aq sa kam mundësi. Edhe Komuna e Gostivarit ishte sfidë. Dy mandate u përpoqëm të japim maksimumin me ekipin. Tash radhën e ka shëndetësia, aty ky realisht përkas me profesion, dhe aty ku kam mundësi të jap më së shumti”, u shpreh Taravari.

Sipas tij, është paradoksale që Maqedonia e Veriut të ketë shëndetësi private më të mirë, kurse shëndetësia publike të jetë pranë kolapsit.

“Duke marrë parasysh se këto jemi njerëzit që jetojmë në Maqedoni, jo më shumë se 1.5 milionë persona, këto mjekë i kemi dhe si ka mundësi që në shëndetësinë private të kemi sistem të përkryer, kurse në shëndetësinë publike të jemi pranë kolapsit”, tha Taravari.

Taravari shtoi se duhet të punohet me shëndetësinë sekundare dhe se duhet të ketë decentralizim të shëndetësisë nga Shkupi në qytetet tjera.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit