Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në sulmin me armë zjarri në shënjestër të të cilit ka qenë kryetari i komunës së Haraçinës. Burime nga MPB-ja bëjnë të ditur se po punohet për identifikimin dhe ndalimin e sulmuesit që dje ka hapur zjarr me automatik në drejtim të Ridvan Ibrahimit.
Shoferi i kryetarit Ridvan Ibrahimi është dërguar në spital, dhe menjëherë i është nënshtruar një operacioni, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime të lehta. Të dy personat janë në gjendje stabile. Zyrtarisht ende nuk dihen motivet e sulmit ndaj kryetarit të Haraçinës. Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po kontrollohen kamerat e sigurisë, si dhe raportet që kryebashkiaku kishte më parë me personat që e kërcënonin.