Monday, September 16, 2024
HomeMagazinaShqiptarja në mesin e 100 personaliteteve që kanë bërë revolucion në botë-IA

Shqiptarja në mesin e 100 personaliteteve që kanë bërë revolucion në botë-IA

Gazeta prestigjioze amerikane “Time” ka përfshirë emrin e shqiptares Mira Murati në mesin e 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë – inteligjencën artificiale.

“TIME 100 AI” nderon figurat që po bëjnë hapat gjigantë të transformimit teknologjik.

Listës i prin shefi i Googleit, Sundar Pichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.

Shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, sipas shkrimit të “Time”, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen meteorike të kompanisë. Ajo ka qenë një prej personave kyç në zhvillimin e modeleve ChatGPT dhe DALL-E të cilat bënë që bota të mësojë se çka është inteligjenca artificiale. Aty është shkruar edhe për rokadën me pozitat brenda OpenAI-së.

Murati është vlerësuar si udhëheqëse në kompani edhe për versionin e ri të robotit me të cilin po komunikojnë njerëzit, GPT-40, falë edhe interaksioneve me zë në kohë reale.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments