Sunday, May 19, 2024
HomeKryesoretShefi i Kabinetit të Glauk Konjufcës demanton lajmin e rremë të TetovaSot

Shefi i Kabinetit të Glauk Konjufcës demanton lajmin e rremë të TetovaSot

Shefi i Kabietit të Glauk Konjfucës, Ilir Kërçeli përmes një statusi demantoi lajmin e rremë të TetovaSot.

Kërçeli i bën thirrje portalit TetovaSot të publikojë intervistën e plotë, ndërkaq në tubimin e sotëm, përfaqësuesi i VV-së dhe kandidat për deputet, Bekim Qoku tha se Vetëvendosja është vet pjesë e VLEN-it.

Ndryshe, sot portali që anon në anën e pushtetit dhe BDI-së përmes video të prera publikoi lajm të rremë në lidhje me mbështetjen e Vetëvendosjes ndaj koalicionit VLEN.

Më poshtë keni demantin e shefit të kabinetit të Glauk Konjufcës.

“Rreth prononcimit të kryekuvendarit Glauk Konjufca për portalin TetovaSot.
Kryetari Konjufca është përgjigjur kështu:
1.Nuk kam informacion për këtë takim Taravari-Mickoski por po e marrë për të mirëqenë.
2.Partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë takuar gjithnjë me njëra tjetrën, dhe këtu nuk ka diçka të jashtëzakonshme.
3.E kam përcjellë kandidaten e VMRO-së për Presidente të MV. Konceptet që i ka shpjeguar ajo në fushatë janë antishqiptare. Nuk mendoj që bën të mbështetet një opcion i tillë.
Përndryshe i bëj thirrje gazetarit ta postojë intervistën e plotë”.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments