Wednesday, October 9, 2024
HomeMaqedoniShaqiri: Pse Ali Ahmeti nuk zgjodhi statusin e ushtarëve të UÇK-së?

Shaqiri: Pse Ali Ahmeti nuk zgjodhi statusin e ushtarëve të UÇK-së?

Deputeti nga radhët e ASH-së, Rijad Shaqiri shprehet si Ali Ahmeti harroi ushtarët e UÇK-së në 20 vite qeverisje.

“Deri sa BDI dhe Ali Ahmeti bëhen aq mbrojtës të ushtarëve të UÇK-së, ata harrojnë shumë gjëra të rëndësishme. Një ndër gjërat që ata harrojnë është statusi aktual i ushtarëve të UÇK-së”, shprehet Shaqiri.

Ai po ashtu pyet se çfarë statusi aktual kanë ushtarët e UÇK-së?

“Ata e kanë statusin e “pa zgjidhur”, sepse kështu për më shumë se dy dekada e ka lënë Ali Ahmeti dhe BDI-ja, ashtu siç kanë lënë shumë gjëra të “pa zgjidhur”, shprehet Shaqiri.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments