Tuesday, July 23, 2024
HomeMaqedoniRrezikohet të mos ketë votime në diasporë për zgjedhjet parlamentare

Rrezikohet të mos ketë votime në diasporë për zgjedhjet parlamentare

Edhe këtë herë rrezikohet të mos organizohen zgjedhjet për deputetë në diasporë duke qenë se interesimi për t’u paraqitur për të votuar është shumë i ulët. Për t’u organizuar zgjedhje parlamentare në diasporë, duhet të paraqiten dhe të pranohen kërkesat për të votuar të të paktën 5355 personave, aq sa është numri i votave që ka marrë deputeti me më pak vota në zgjedhjet e fundit. Deri tani, janë pranuar vetëm rreth 1 mijë kërkesa nga votuesit që i kanë plotësuar kushtet.
Ndërkohë, votim për zgjedhjen e presidentit do të organizohet edhe në diasporë duke qenë se presidenti zgjidhet sipas sistemit të shumicës.

“Për t’u hapur një vendvotim në zyrat e përfaqësive konsullore diplomatike të vendit tonë duhet të paraqiten të paktën 10 votues. Sa u takon zgjedhjeve parlamentare, deputetë zgjidhen edhe në njësinë zgjedhore të diasporës, sipas modelit proporcional, gjegjësisht këtu ka edhe një kusht si census i llojit të vet. Që të zgjidhet deputet nga njësia e shtatë duhet të fitojë aq vota sa ka marrë deputeti me më pak vota në zgjedhjet e fundit. D.m.th. të paktën 5355 votues duhet të jetë të regjistruar në të gjithë 52 njësitë konsullore diplomatike që të mundet para së gjithash të organizohen zgjedhjet”, tha Lupka Guguçevska, KSHZ.

KSHZ-ja sqaroi para mediave ndryshimet e fundit ligjore. Të gjithë qytetarët që janë mbi 18 vjet ose do të mbushin 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve dhe që kanë adresë banimi në vend, do të jenë të regjistruar në listën zgjedhore, megjithatë për të votuar u duhet dokument i vlefshëm identifikimi. Dokumente me të cilët qytetarët do të mund të idenfikohen para në ditën e votimit janë dokumentet te vlefshme por edhe ata me afat të skaduar në nëntë muajt e fundit para ditës së zgjedhjeve.

“Në zgjedhjet presidenciale më 24 prill, votuesit do të mund të identifikohen sigurisht me dokumente të vlefshme por edhe me letërnjoftim ose pasaportë afati i të cilit ka skaduar duke filluar nga 24 korriku 2023. Për zgjedhjet parlamentare do të mund të identifikohen me dokumente të vlefshme por edhe me letërnjoftime dhe pasaporta afati i të cilave ka skaduar duke filluar nga 8 gushti 2023”, shtoi Lupka Guguçevska, KSHZ.

Nga zgjedhjet tjera, pas këtyre për të cilat tashmë ka filluar organizimi, do të ndryshojnë rregullat e lojës edhe për kandidatët e pavarur për deputetë dhe këshilltarë. Në vend të 1000 nënshkrimeve, ata tani do të duhet të mbledhjen 1% të nënshkrimeve nga votuesit e regjistruar në listë në atë njësi zgjedhore, përkatësisht, në atë komunë ku garojnë. Varësisht njësisë zgjedhore ose komunës, kjo do të ishte nga 3000 deri në 4500 nënshkrime. Kjo dispozitë, sipas kritikëve, krijon terren të padrejtë për kandidatët e pavarur, por KSHZ-ja këmbëngul se ka qenë rekomandim i ODIHR-së./Alsat/

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments