Wednesday, October 9, 2024
HomeOpinionePse i pengon LEVICËS dhe Apasievit Arben Fetai se është profesionist, që...

Pse i pengon LEVICËS dhe Apasievit Arben Fetai se është profesionist, që do të luftoj krimin dhe korrupsionin, apo ju pengon vetëm se është shqiptar?

Shkruan Fejzi Ajdari

LEVICA nëpërmjet Dimitar Apasiev përsëri ka sulmuar zëvendës kryeministrin për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë Arben Fetain. Sulmet e Apasievit për Fetain kanë qenë në dukje që në ditën e parë kur u lakua e më pas edhe u emërua Arben Fetai zëvendës kryeministër, në një resor kyç i cili do të monitoroj qeverisjen e mirë, transparencën e mbi të gjitha luftën ndaj korrupsionit.

Dikur LEVIC-ës dhe Apasieviet i pengonte “BDI” dhe kuadrot e saj të cilat i quante joprofesionale dhe joadekuate për pozitat që kishin në Qeverinë LSDM – BDI. Tani, kur ne kemi një njeri profesionist siç është Arben Fetai, i cili bën një transfer të bujshëm nga Brukseli në Shkup, e që krahasim me sportin e futbollit do ta krahasoja si “Lionel Messi” këtë kuadër profesional që vetë CV-ja e tij tregon për përgatitjen politike e sociale që ka për të ndihmuar procesin e Maqedonisë së Veriut, LEVICA dhe Apasiev shprehin antishqiptarizmin e tyre duke gjetur gjoja “njollë të zezë” në kontributin e Fetait edhe për Kosovën.

Përse po i pengon LEVICËS dhe Apasievit Arben Fetai? Ju pengon që është profesionist, ju pengon që do të luftoj krimin dhe korrupsionin, apo ju pengon vetëm se është shqiptar? Apo mos LEVICA ka marrë si çdoherë urdhër nga partnerët e tyre rus të dirigjuar nga Putini për të penguar një kuadër i cili premton me punë përshpejtimin e Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues?

Kur të kundërshton Apasievi, dijeni që jeni në rrugë të drejtë e të duhur…

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments