Monday, October 14, 2024
HomeKryesoretProkuroria ngrit akuzë kundër Ramiz Merkos

Prokuroria ngrit akuzë kundër Ramiz Merkos

Prokuroria Themelore Publike në Strugë kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka ngritur aktakuzë për veprën penale – Punë e papërgjegjshme në shërbim sipas nenit 353-v paragrafi 1 nga Kodi Penal, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ai dyshohet se ka shkelur ligjin gjatë emërimit të një drejtori në shkollën fillore në Labunishtë.

“I akuzuari, si zyrtar – kryetar i komunës së Strugës, më 31 janar 2022, me dashje ka shkelur dispozitat ligjore për veprim të ndërgjegjshëm me rastin e emërimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit në një shkollë fillore komunale në fshatin Labunishtë. Gjegjësisht, ka marrë vendim dhe për ushtrues detyre ka emëruar një person i cili nuk ka qenë nga radhët e punëtorëve, siç parashikohet në nenin 118 të Ligjit për Arsimin Fillor, dhe nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në punë edukativo-arsimore, siç parashihet në nenin 109 të Ligjit. Kështu, i akuzuari ka bërë të mundur që personi të emërohet në detyrë dhe t’i paguhet paga si ushtrues detyre drejtor për 19 muaj, me çka i ka shkaktuar shkollës dëm në shumën totale të pagave dhe kontributeve, të paguara pa bazë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./tv21.tv

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit