HomeMaqedoniPas nënshkrimit të marrëveshjes me Lëvizjen Arbëria, Fetai: Nga 19 Tetori komunat...

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Lëvizjen Arbëria, Fetai: Nga 19 Tetori komunat do t’u kthehen qytetarëve me pushtet të ndershëm

Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes liderëve të koalicionit VLEN, Arben Fetai, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirja Ibrahimi, Bekim Qoku dhe Lëvizjes Arbëria, si dhe ish-deputetët Bekim Fazliu, Merale Ferati, Gazmend Aliji dhe Orhan Ibrahimi. Marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndryshimit në komunat e vendit dhe sigurimin e fitores së 19 Tetorit, përcjell Zëri.mk

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, përmes një postimi publik, ka përshëndetur këtë bashkim:

“Sot, si liderë të VLEN, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit me Lëvizjen Arbëria.

Ky bashkim forcon ndryshimin edhe në komunat tona dhe e bën të sigurt fitoren e 19 Tetorit.

Ne po dëshmojmë se komunat tona nuk do të mbeten më peng i korrupsionit dhe i ‘non gratave’, por do t’u kthehen qytetarëve me pushtet të ndershëm, transparent dhe të përkushtuar për zhvillim.
19 Tetori është momenti i qytetarëve. Ndryshimi është afër sepse çdo komunë VLEN”, ka nënvizuar Fetai./Zëri.mk/

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit