Monday, September 16, 2024
HomeBotaPak para Ramazanit, Algjeria përuron xhaminë e tretë më të madhe në...

Pak para Ramazanit, Algjeria përuron xhaminë e tretë më të madhe në botë

Algjeria ka inauguruar një xhami gjigande, pasi vite të tëra trazirash politike, bënë që projekti të ishte edhe shkak përplasjesh mes elementëve politikë në vendin afrikan.
E nisur si ndërtim nga një firmë kineze gjatë vitit 2010, Xhamia e Madhe e Algjerit ka minaren më të lartë në botë me përmasa 265 metra.

Xhamia e tretë më e madhe në glob, më e madhja në Afrikë dhe më e madhja jashtë qyteteve të shenjta të Islamit, ka një hapësirë për lutje, ku mund të qëndrojnë 120 mijë persona.

Dizajni i xhamisë është moderne, me dekorime arabe dhe afrikano-veriore. Gjithashtu, brenda xhamisë përfshihet edhe platformë e uljes së helikopterit dhe një bibliotekë, që mund të strehojë deri në 1 milionë libra.

Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, përuroi xhaminë në një ngjarje ceremoniale. Kjo, pasi xhamia ka qenë e hapur për vizitorët dhe turistët prej së paku 5 vitesh. Xhamia e tretë më e madhe në botë, që ndodhet në Algjeri, hapet në kohë për të pritur lutjet e natës gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili fillon muajin e ardhshëm, në mars.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments