Tuesday, July 23, 2024
HomeLajmeGashi: Fitorja e Taravarit, paralajmërim për një fitore të madhe të opozitë...

Gashi: Fitorja e Taravarit, paralajmërim për një fitore të madhe të opozitë shqiptare më 8 maj

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë fillimit të nënshkrimeve për kandidaturën e Arben Taravarit për president të shtetit, është shprehur se fitorja e Taravarit do të jetë një paralajmërim i fitores së madhe të opozitës më 8 maj.
“Sot e bëmë hapin e parë drejt ndryshimit të madh që po bëhet realitet këtë pranverë. Bashkë me kreun e Lidhjes Demokratike, Izet Mexhitin, dhe me qindra bashkëaktivistë, hodhëm nënshkrimin në KSHZ, në mbështetje të kandidaturës së z. Arben Taravarit për President të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Fitorja e Arben Taravarit në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit do të jetë paralajmërim i fitores së madhe të opozitës shqiptare më 8 maj.

Ndryshimi me VLEN po vjen!”, ka shkruar Gashi.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments