Monday, July 15, 2024
HomeLajmeOsmani: Të kesh Kosovën në KiE është fitore për të drejtat e...

Osmani: Të kesh Kosovën në KiE është fitore për të drejtat e njeriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve të Asamblesë së APKE-së që po na mbështesin në këtë kauzë. Të kesh Kosovën në Këshillin e Europës do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut”.

Dy ditë më parë, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Europës ka miratuar raportin e e hartuar nga raportuesja greke, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova të ftohet të bëhet anëtare e Këshillit të Europës.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit