Monday, October 14, 2024
HomeMaqedoniOrhan Murtezani merr funksionin e ministrit për Çështje Evropiane

Orhan Murtezani merr funksionin e ministrit për Çështje Evropiane

Orhan Murtezani nga koalicioni VLEN ka pranuar detyrën e ministrit për Çështje Evropiane.
Në facebook, Murtezani shkruan se tani është koha për veprim.

“Edhe zyrtarisht e pranova detyrën e Ministrit për Çështje Europiane. Falënderoj qytetarët që i besuan koalicionit VLEN dhe kryesinë e Alternativës që ma besoi këtë pozitë.
Tani kalojmë në veprim, duke mbajtur në mendje gjithmonë interesin e qytetarëve, përcaktimin e tyre për ndryshim rrënjësor dhe interesin strategjik të vendit për integrim europian.
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Murtezani.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit