Thursday, September 19, 2024
HomeLajmeOmer Ajdini ish kryetari i Forumit Rinor të ASH-së për Ziadin Selën:...

Omer Ajdini ish kryetari i Forumit Rinor të ASH-së për Ziadin Selën: Të mashtruar PO, hallall mundin kurrë JO!

Ish kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini është deklaruar lidhur me koalicionimin e Ziadin Selës me Frontin e ashtuquajtur Evropian në krye me Ali Ahmetin.

Ai ndjehet i thyer dhe i zhgënjyer nga akti turpërues i Ziadin Selës sakaq siç thotë ai “ne sot të zhgënjyer e të mashtruar PO, ama hallall mundin dhe sakrificën kurrë JO!

“Shumë shokë e ish bashkëaktivistë më kanë shkruar mbrëmë për ta ndarë zhgënjimin dhe thyerjen që e përjetuam teksa pamë këtë skenë thellësisht zhgënjyese.

Sinqerisht nuk dija as çfarë t’ju them. Ajo që shihja mbrëmë ishte një spektakël brutal i shuarjes së një kauze, akti solemn i metamorfozës së një politikani dikur-shpresdhënës, e mbi të gjitha manifestimi më i egër i mungesës së moralit në politikë.

Mbrëmë ne e pyetëm njëri-tjetrin se si u mashtruam, e përgjigjen nuk e gjetëm dot. Por një gjë e kuptuam: ne sot të zhgënjyer e të mashtruar PO, ama hallall mundin dhe sakrificën kurrë JO!”, ka shkruar Omer Ajdini.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments