Tuesday, July 23, 2024
HomeKryesoretNjë shtetas nga Maqedonia e Veriut është gjetur i pajetë në një...

Një shtetas nga Maqedonia e Veriut është gjetur i pajetë në një motel në Kosovë

Një gjashtëdhjetë e një vjeçar, shtetas i Maqedonisë, është gjetur i vdekur dje në një motel në Kosovë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Trupi i pajetë i burrit, siç njoftoi policia lokale, është gjetur pasditen e djeshme në ora 16:35 në një motel në magjistralen Ferizaj -Prishtinë, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 15.02.2024, rreth orës 16:35, kemi marrë informatë se një 61-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është gjetur pa shenja jete në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.

Sipas urdhrit të prokurorit publik kompetent, siç njofton policia e Kosovës, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti po trajtohet si hetim për vdekje.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments