HomeMaqedoniNga Struga drejt Oqeanit Atlantik – Mendi Qyra përkrah guximin e Erdal...

Nga Struga drejt Oqeanit Atlantik – Mendi Qyra përkrah guximin e Erdal Lushos!

Struga po e shkruan një kapitull të ri krenarie! Erdall Lusho, një djalë i qytetit tonë, do ta çojë emrin e Strugës deri në Karaibe, duke marrë pjesë në garën legjendare “Sfida Botërore e Atlantikut”. Për 40 ditë me radhë ai do të sfidojë dallgët dhe erërat, duke lundruar i vetëm nga Portugalia deri në brigjet e Karaibeve.

Mrekullia që e bën këtë histori unike? Anija është ndërtuar në Strugë, nga drutë që gjyshi i tij i mbolli dikur në oborrin e shtëpisë. Një vepër e punuar me duar, besim dhe shpirt struganas.

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, e cilëson këtë si dëshmi të energjisë, guximit dhe shpirtit të Strugës që tejkalon kufijtë.
“Ky është vizioni për Strugën – një qytet ku ëndrrat bëhen realitet dhe ku njerëzit tanë sfidojnë botën. Unë do të jem gjithmonë këtu për të mbështetur këto histori frymëzuese,” – u shpreh Qyra.

Suksese Erdal, Struga është me ty!

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit