Tuesday, July 23, 2024
HomeMaqedoniNë Tetovë të gjitha 117 vendvotimet janë hapur në kohë

Në Tetovë të gjitha 117 vendvotimet janë hapur në kohë

Vendvotimet në Çair dhe Tetovë janë hapur me kohë, ndërsa deri orën 09:00 nuk janë paraqitur parregullsi

Në Çair po votohet pa pengesa. Në vendvotimin 2938 dhe 2939/1 deri në ora 9 nuk është paraqitur asnjë parregullsi.

“Gjithçka është në rregull, filluam me kohë, në ora fiks 07:00. Gjithçka është në rregull, numri i listave zgjedhore është në rregull, numri i votuesve veç ka filluar të rritet që nga ora shtatë”, tha Arbëresha Ramadani, kryetare e vendvotimit 2938 në Çair.

“Po, votimi filloi në ora shtatë, gjithçka ishte në rregull, nuk kemi hasur në asnjë problem”, theksoi Emine Ramuka për “TV21”, kryetare e vendvotimit 2939/1 në Çair.

Nazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Tetovës për “TV21” tha se nuk janë shfaqur parregullsi në 117 vendvotimet që janë në kuadër të këtij komisioni, qendrat janë hapur në kohë, ndërkohë tha se nëse gjatë ditës qytetarët hasin në probleme teknike, do të intervenojnë menjëherë.“Të gjitha 117 vendvotimet që janë në kuadër të Komisionit Komunal Zgjedhor të Tetovës janë hapur në kohë, nuk kemi pasur asnjë problem të paraqitur nga ana e Këshillave Zgjedhor por edhe nëse paraqitet ndonjë problem teknik, ne si Komision Komunal Zgjedhor së bashku me persona të IT-së të angazhuar nga KSHZ do të intervenojmë”, tha Dauti.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments