HomeMaqedoniNdërron jetë veterani i arsimit Mahi Halili, vëllau i Nevzat Halilit!

Ndërron jetë veterani i arsimit Mahi Halili, vëllau i Nevzat Halilit!

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Mahi Halili nga fshati Poroj i Tetovës.
Mahi Halili ndërroi jetë mbrëmë në Klinikën e Shkupit.

Mahi Halili ishte një figurë emblematike në fushën e arsimit në Tetovë, duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm prej vitesh në edukimin e brezave të rinjë, si Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Shkollën e Mesme Medicinale. Ai do të mbahet mend gjithmonë për përkushtimin, urtësinë, dhe për rolin e tij si një mentor frymëzues për shumë breza mësuesish dhe nxënësish. Mahi Halili ishte vëllai i vetëm i ish-kryetarit të PPD-së Nevzat Halili.

Humbja e tij është një zbrazëti e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin arsimor.

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit