Wednesday, October 9, 2024
HomeKryesoret"Ministri milioner - 90 mijë euro për një licensë noteri" - Lloga...

“Ministri milioner – 90 mijë euro për një licensë noteri” – Lloga përballet me akuza të rënda, do të fillojnë hetimet!

“80-90 mijë euro për një licensë noteri” – Akuza të rënda ndaj Krenar Llogës: Për 6 muaj ka dhënë 30 lincensa për noterë

Noterët e rinj në Maqedoni janë detyruar të japin nga 80 apo 90 mijë euro rryshfet për të fituar licensën. Paratë, siç raportohet, ia janë dorëzuar personit të afërt me ministrin Krenar Lloga.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka dhënë numër rekord të lincensave për noterë dhe përmbarues në qytetet e Maqedonisë së Veriut. Për rreth 6 muaj, Lloga ka dhënë mbi 30 licensa për noterë, numër rekord krahasuar me ministrat e kaluar.

Akuzat vijnë nga partia fituese e zgjedhjeve në Maqedoni, VMRO-DPMNE si bartëse e qeverisë së re. Antonio Milloshoski nga kjo parti, ka thënë se do të hetohen procedurat e dhënies së licensave nga Krenar Lloga duke përmendur edhe vendimin për shtrenjtimin e shërbimeve noteriale deri në 300%.

“Pyesni ndonjë nga noterët e rinj se kujt i kanë paguar nga 80 apo 90 mijë euro për t’u pajisur me licensë noteri”, ka thënë mes tjerash Milloshoski.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit