Wednesday, October 9, 2024
HomeKryesoretMinistri i Selës i bën "rrush e kumbulla" paratë e qytetarëve!

Ministri i Selës i bën “rrush e kumbulla” paratë e qytetarëve!

Për një punëtori e cil k zgjatur vetëm 18-minuta, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami nga grupacioni i Ziadin Selës sot në ora 10 të mëngjesit ka nënshkruar faturë me shumë të shpenzuar 48 mijë e 500 denarë ose rreth 800 euro dhe atë në një restorant familjar që ndodhet në kryeqytet. Në mbledhin e planifikuar për në orën 10 të mëngjesit, në më pak se 20 minuta të pranishmit porositën deri në 60 kafe, mbi 100 lëngje, çorbë viçi dhe parahaje. Poashtu janë konumuar edhe sallata me fruta deti, shkruan alfa.mk, përcjell Fol.mk

“Deri te…, më 27.03.2024, ftoheni të merrni pjesë në punëtorinë që do të mbahet në sallën e personit juridik Unistil Shkup, me fillim nga ora 10:00, e cila është planifikuar të zgjasë deri më 28.03.2024”, thuhet në ftesën e ministrit Bajrami.

“ESPRESSO 60*70 DENAR = 4200
COCA COLA 40*80 DENAR = 3.200
PORCION PËRSHUT 30*350=10500
Çorb Viçi 40*150=6000
Ujë ROSA 330 ML 40*70=2800
LËNGJE 200 ML 44*100=4400
Sallatë me fruta deti 30*100=3000″

Bajrami pohon se nuk ka asgjë të diskutueshme në zgjedhjen e lokalit dhe se gjithçka ka qenë në interes të takimit që ishte caktuar. Për informacion më të detajuar, ai na drejtoi të pyesnim zyrën e tij.

Nga kabineti i ministrit nuk kanë dhënë një përgjigje konkrete se si është bërë fatura në një kohë kaq të shkurtër dhe pse është zgjedhur pikërisht ky restorant. Ata thonë se nuk kanë mundur të parashikojnë numrin e të ftuarve të pranishëm dhe për çdo takim ka pasur një kufi të caktuar që nuk mund të kapërcehet.

“Propozohet pranimi ose mospranimi i lokalit”. Dhe për 18 minuta më heret apo me vonë, nuk arrijë ta kuptoj pyetjen tuaj, sepse normalisht për kete lloj aktiviteti kemi miratuar limite si vlerë, sepse nuk e dimë se sa nga të ftuarit do të jenë të pranishë, ose jo. Organizimi i imagjinuar nuk e ka tejkaluar dhe as nuk është shkurtuar”, thekson Aleksandar Drakulevski – këshilltar në kabinetin e ministrit të MSHIA-së.

Punëtoria ishte caktuar nga Ministria më 27 mars, në orën 10:00 në restorantin e lartë përmendur dhe fatura është lëshuar 18 minuta më vonë. Tema në të cilën u diskutua ishte përmirësimi i proceseve të punës sipas reformës në administratën shtetërore.

Lajmi i plotë në gjuhën maqedone në Alfa.mk

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments