Tuesday, July 23, 2024
HomeMaqedoniMexhiti: Rrini rahat, Serbia nuk ka qare pa i lëshuar autobusët, ndërsa...

Mexhiti: Rrini rahat, Serbia nuk ka qare pa i lëshuar autobusët, ndërsa shërbëtorët shqiptarë të Vuçiqit, do t’i humbin zgjedhjet

Lideri i LD-së Izet Mexhiti ka reaguar për ndalimin e shqiptarëve nga policia serbe në kufirin Serbi-Kroaci.

“Vuçiqi paska dhënë urdhër të ndalohen autobusët me shqiptarë nga Kosova. Si zakonisht, Serbia kapet me shqiptarët e pafajshëm.

A do të vazhdojë Aliu të thërrasë rroftë populli sërb? A do të vazhdojë ministri i jashtëm Bujar Osmani të çojë përpara planet e Serbisë?

Rrini rahat, Serbia nuk ka qare pa i lëshuar autobusët, ndërsa shërbëtorët shqiptarë të Vuçiqit, do t’i humbin zgjedhjet.

Kombi VLEN!”, ka shkruar Mexhiti.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments