Tuesday, July 23, 2024
HomeMaqedoniMexhiti: Kalojmë në veprim për pensionistët!

Mexhiti: Kalojmë në veprim për pensionistët!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti bashkë me ministrin Fatmir Limani, deputetin Bekim Sali dhe kryetarin e komunës Çair, Visar Ganiu takuan pensionistët për t’i informuar rreth rritjes së pensionit prej 5,000 denarë.

Ministri Mexhiti në takim foli për dy fazat e rritjes së pensionit, gjë që Qeveria e vendosi në muajin e kaluar me datë 28-të. Faza e parë e rritjes së pensionit fillon nga muaji shtator i këtij viti, ndërsa rritja +2,500 denarë vazhdon në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Poashtu ministri Mexhiti u zotua para pensionistëve se kjo nuk do të jetë e tëra, vazhdimisht Qeveria do të angazhohet për të punuar në të mirë të qytetarëve.

“Ndryshe nga Qeveria e kaluar, kjo Qeveri do të jetë e fokusuar në ekonomi pasiqë themeli për të siguruar zhvillim dhe mirëqenie të qytetarëve është një ekonomi e mirë dhe stabile”, tha ministri Mexhiti.

Përmirësimi i nivelit të jetesës për pensionistët dhe jo vetëm, është prioriteti i Qeverisë. Ky ishte një hap i rëndësishëm për mirëqenien e pensionistëve dhe për ta mbështetur fuqinë blerëse në ekonomi.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments