Monday, October 14, 2024
HomeMaqedoniMe kërkesë të Ministrit Besar Durmishi - MPJ kthen nga Brukseli nipin...

Me kërkesë të Ministrit Besar Durmishi – MPJ kthen nga Brukseli nipin e Ali Ahmetit

Nipi i Ali Ahmetit, Besian Ahmeti, është shkarkuar nga posti i sekretarit të parë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Vendimin e morri ministri i punëve të jashtme, Timço Mucunski, pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe punës, ku Ahmeti është aktualisht i punësuar. Ai duhet ta lëshojë pozicionin e tij prej 1 shtatorit, 2 vite përpara përfundimit të marrëveshjes.

“Ju informojmë se me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dje solli vendim, me çka, Besian Ahmetit i përfundon mandati si sekretar i parë në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Besian Ahmeti që është nipi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti, është i dyshuar për rastin me keqpërdorimin e koncesionit për burime minerale. Por, nga ministria e ekonomisë dhe punës thonë se kërkesa për shkarkimin e tij, vjen pasi Ahmeti nuk kishte pasur rezultat në punën për të cilën ishte ngarkuar.

“Konsideruam se nuk ka rezultate të arritura në fushën e tërheqjes së investimeve, prandaj kërkuam rikthimin e tij në vendin e punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Lidhur me çështjet e koncesionit dhe kallëzimit penal, do të veprojnë organet e prokurorisë, për të cilat tashmë janë ngritur kallëzime penale”, deklaruan nga Ministria e Ekonomisë.

Besian Ahmeti është i punësuar në ministrinë e ekonomisë dhe punës, dhe me vendim të Ministrisë së Jashtme më 26 prill 2023 është dërguar për punë në ambasadën e Maqedonisë në Bruksel, për një periudhë prej 3 vitesh, duke filluar nga 1 maji i vitit 2023.

Besian Ahmeti është vëllai i Drin Ahmetit, dhe që të dy janë të dyshuar për keqpërdorim të koncesionit për burimet minerale. Dëmi i keqpërdorimit është mbi 1,6 milion denarë, apo rreth 27 mijë euro. Bëhet fjalë për koncesion që e ka fituar kompania “Everest JD” në të cilën diplomati aktual në Bruksel, Besian Ahmeti ka qenë drejtor deri në vitin 2017, kur vëllai i tij Drin Ahmeti e ka marrë funksionin dhe ka vazhduar ta shfrytëzojë koncesionin.

Policia ka njoftuar se përveç këtyre lëshimeve, në vend që të merr ndalesë, kompania Everest ka konkuruar dhe ka fituar dy tenderë me vlerë totale rreth 8,6 milion denarësh, apo rreth 140 mijë euro.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit