SHBA-të kanë hequr do hije dyshimi dhe kanë konfirmuar se Irani ka lëshuar me dhjtëra dronë kundër Izraelit, të cilët pritet të mbërrijnë për disa orë në hapësirën ajrore të shtetit hebre.
Këtë e ka pohuar edhe një zytar i lartë amerikan për mediat, duke shtuar se janë midis 50 dhe 100 dronë të lëshuar nga Irani.
Aktiviteti i dronëve është ndjekur fillimisht në qiellin e Irakut. Teksa, hapësira ajrore e Izraelit dhe Jordanisë do të mbyllen menjëherë.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me hapësirën ajrore iraniane.
Në gatishmëri ndërkaq janë gjithë forcat ushtarake izraelite dhe Benjamin Netanyahu ka mbledhur menjëherë kabinetin e emergjencës.
Kanali televiziv izraelit Channel 12 njoftoi se dhjetëra dronë u ngritën nga territori iranian: sipas transmetuesit fluturimi për të arritur në Izrael mund të zgjasë disa orë.
Eksperti i intervistuar nga Channel 12, ish-gjenerali Amos Yadlin, pohon se dronët janë të pajisur me 20 kilogramë eksploziv, por se forcat izraelite janë gati për t’i rrëzuar.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se do të duhet kohë që dronët të hyjnë në hapësirën ajrore.
Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, nga Irani janë nisur nga 50 deri në 100 dronë vetëvrasës, raporton Ynet.
Të njëjtat raporte vlerësojnë orën e mbërritjes në Izrael rreth orës 7:30 (6:30 të Shqipërisë) nesër në mëngjes.
Nga sa bëhet me dije fillimisht, janë rreth 50 dronë të lëshuar nga Irani drejt Izraelit. Mendohet gjithsesi se do të duhet kohe për të kaluar në hapësirën ajrore izraelite.
Aktiviteti dronëve është ndjekur fillimisht në qiellin e Irakut.
Teksa, hapësira ajrore e Izraelit dhe Jordanisë do të mbyllen menjëherë.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me hapësirën ajrore iraniane.
Në gatishmëri ndërkaq janë gjithë forcat ushtarake izraelite dhe Benjamin Netanyahu ka mbledhur menjëherë kabinetin e emergjencës.
Joe Biden, presidenti amerikan, foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për kërcënimin e një sulmi iranian gjatë një telefonate javën e kaluar.
Ky sulm i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit nga Irani është një nga skenarët më të këqinj për të cilin u përgatit administrata Biden, pasi do të çonte në një përshkallëzim të shpejtë të një situate tashmë dramatike në Lindjen e Mesme.
Një sulm i tillë mund të çojë në përshkallëzimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit në një konflikt më të gjerë rajonal, diçka që Biden ka kërkuar prej kohësh ta shmangë.
Kirby tha të premten se zyrtarët amerikanë janë në “komunikim të vazhdueshëm” me homologët e tyre izraelitë për këtë çështje dhe se janë duke u zhvilluar hapa për të siguruar që Izraeli të jetë në gjendje të mbrohet.