Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeKurti takohet me kryeministrin armen, flasin për bashkëpunim në fushën e energjisë

Kurti takohet me kryeministrin armen, flasin për bashkëpunim në fushën e energjisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, zhvilluan sot takimin e parë bilateral mes tyre, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Në fillim të bisedës, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj qëndrimit të Armenisë në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës. Ai tha se Republika e Kosovës i ka të përbrendësuara vlerat e Këshillit të Evropës dhe se krahas kësaj organizate, synon anëtarësimin edhe në NATO.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se kryeministri armen theksoi rëndësinë dhe simbolikën e këtij takimi të parë mes dy kryeministrave, shprehu interesim për bashkëpunim ekonomik dhe për mundësitë që ofron Kosova në investime. Në këtë drejtim, mes tjerash, Kryeministri Kurti veçoi sektorin e energjisë.

Interesim dhe gatishmëri të dyanshme kishte edhe për bashkëpunim në fushën e kulturës, filmit, turizmit dhe edukimit./21Media

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit