Tuesday, July 23, 2024
HomeMaqedoniKoalicioni VLEN paralajmëron tubim spektakolar të hënën në Sheshin Skenderbeu në Shkup

Koalicioni VLEN paralajmëron tubim spektakolar të hënën në Sheshin Skenderbeu në Shkup

Jemi mbledhur sot këtu, bashkërisht, shefat e fushatës zgjedhore në kuadër të Koalicionit VLEN, që të informojmë opinionin e gjërë për tubimin qëndror që do të mbahet ditën e hënë, 22 prill, 2024.Për të qenë maskimalisht transparent me qytetarët, duam që t`ju informojmë se ashtu siç e kërkon procedura, kemi dorëzuar kërkesë deri tek Qyteti i Shkupit që të mundemi tubimin qëndror ta organizojmë në sheshin Maqedonia, për të parë të gjithë se çka është tubim madhështor, me vullnet të lirë e pa presione, dhe ta sheh pushteti i koruptuar në ikje çfarë don të thotë përkrahje popullore, që ata që moti nuk e kanë.

Deri sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Qyteti, gjë që nënkupton që përgjigja është negative, e këtë vendim e kanë marrë kryetarja Danella Arsovska, Blerim Bexheti dhe Levica,të cilët janë në koalicion, në panik për të pamundësuar koalicionin VLEN të organizojë tubimin, duke e ditur atmosferën dhe përkrahjen e madhe të qytetarëve. Çdo përgjigje që do të vinte ditën e hënë do të ishte e vonshme dhe tendencioze për shkak kohës së shkurtë për organizim.

Sidoqoftë, ne nuk qëndrojmë duarkryq, bashkërisht me strukturat tona dhe popullin, kemi vendosur që këtë fushatë jashtëzakonisht pozitive për President ta përmbyllim askund tjetër përveç se këtu, në sheshin tonë, sheshin që mban emrin e kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti Skenderbeu, për të paralajmëruar fitoren e madhe të Koalicionit VLEN, me një tubim madhështor!

Ritheksojmë, tubimi qëndror do të mbahet në Shkup, në sheshin Skenderbeu, me date 22 prill, ditë e hënë, ora 20.30.

Ejani edhe ju dhe bëhuni pjesë e këtij NDRYSHIMI të madh, sepse ia VLEN.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments