Monday, October 14, 2024
HomeOpinioneKoalicioni për Europë apo për Xhep!?

Koalicioni për Europë apo për Xhep!?

Nga Premtim Dema

Më vjen të qesh kur lexoj dhe dëgjoj për të ashtuquajturin “Frontin Europian” si  shpëtimtar i qytetarëve të Maqedonisë, për rrugëtimin drejt BE-së.

Nuk e kuptoj se kujt duhet t’i japin “ujë me shoshë” aq më keq që mendojnë se inteligjenca e qytetarit shqiptar është zero.

Si mund të flasim për BE kur në atë të ashtuquajtur koalicion janë mbledhur të gjithë zullumqarët e projekteve të krimit, këta “shpëtimtarë” që i kanë shkaktuar aq dëm buxhetit dhe qytetarëve.

Projektet për Xhep: NON GRATAT, SORAVIAT, E-GO, KORIDORI 8, SPITALET E COVIDIT, TENDERET, MINIERA E KROMIT NE STRUMICE dhe dhe…

Në BE nuk shkohet me fjalë boshe dhe krim të organizuar, por me vepra.

Grupi i interesit ka mbledhur në vete “viktima dhe dhunues”, “aminxhinj të përjetshem” dhe më i çuditshëm ështe fakti se nuk e kemi ditur që në luftën e 2001 paskemi heronj të komunitetit rom dhe turk.

Kur vjen në pyetje interesi i ngushtë i harron edhe vlerat, por më keq akoma, tradhton edhe vetveten. Interesi qytetar nuk matet me shumën e posteve dhe dikastereve, por me të ardhmen dhe perspektivën e vendit.

Fronti Europian që bashkoi Ziadinin, Aliun dhe këto të tjerët produkte “No-Name”, a mendoni që është për JU o qytetarë shqiptarë apo për llojin e projekteve që i përmenda me lartë?!

Ky shkrim është për të gjithë ata përkrahës të ASH-së që kanë besuar në luften kundër BDI-së dhe tash detyrohen që BDI-në ta njohin për Nënë e Baba!

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit