Thursday, September 19, 2024
HomeMaqedoniKëto janë kompanitë shtetërore që punuan me humbje në tremujorin e parë...

Këto janë kompanitë shtetërore që punuan me humbje në tremujorin e parë të vitit 2024

Ndër problemet me të cilat do të përballet qeveria e re, janë kompanitë shtetërore që punojnë me humbje, respektivisht shoqëritë aksionare (SH.A.) dhe ndërmarrjet publike (N.P.) në pronësi të shtetit.

Nga të dhënat e Ministrisë së Financave për tre mujorin e parë, shihet se nga 29 SH.A. dhe N.P., 13 në tre muajt e parë të këtij viti kanë punuar me humbje, ndërsa 16 me fitim. Por, humbjet janë shumë më të mëdha se fitimet.

Lista e top 10 kompanive shtetërore që punuan me humbje në tremujorin e parë të vitit 2024:

SH.A. “EMV” – 39 mln € humbje
N.P. “Hekurudhat dhe infrastruktura” – 2,34 mln € humbje
N.P. “Pyjet kombëtare” – 2,34 mln € humbje
N.P. “Hekurudha Transport” – 1.5 mln € humbje
SH.A. “M-NAV” – 1,01 mln € humbje
N.P. “Strezhevo”- 855.000 € humbje
N.P. “Ekonomia e Ujërave” -841.000 € humbje
N.P. “Zletovica” – 567.000 € humbje
Posta e Maqedonisë – 457.000 € humbje
MEPSO – 137.000 € humbje

Ndërkaq, me fitim në 3 mujorin e parë të këtij viti punojnë N.P. “Rrugët Shtetërore”, me 3.5 mln € fitim, N.P. për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale me 2 mln € fitim, SH.A. Nomagas me 1,46 mln € fitim dhe SH.P.K.Nj.P “Naftsjellësi” me 83.000 € fitim.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments