HomeMaqedoniKatër persona nga Shkupi kapen duke vjedhur bustin prej bronzi në varrezat...

Katër persona nga Shkupi kapen duke vjedhur bustin prej bronzi në varrezat e Butelit

Katër persona nga Shkupi janë arrestuar pasi të njëjtit, sipas Policisë, janë kapur duke vjedhur një bust prej bronzi në Varrezat e Butelit në Shkup. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se është konfiskuar edhe automjeti me të cilin personat në fjalë po transportonin bustin.

“Më 17.09.2025, rreth orës 18:30, në Varrezat e Qytetit në Butel, policët e SPB Shkup – Stacioni Policor Çair, për shkak të dyshimeve për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 236 të Kodit Penal, kanë arrestuar O.Sh. (49), M.Sh. (22), Lj.F.A. (26) dhe Z.R. (26), të gjithë nga Shkupi. Në automjetin “Peugeot” me targa të Shkupit, që drejtohej nga Z.R., ndërsa të tjerët ishin pasagjerë, është gjetur dhe konfiskuar një bust prej bronzi që ishte marrë nga varrezat. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit