HomeMaqedoniKasami nga Xhepçishti: Së shpejti nisin punimet për ndërtimin e rrugës kryesore...

Kasami nga Xhepçishti: Së shpejti nisin punimet për ndërtimin e rrugës kryesore bashkë me gjithë infrastrukturën përcjellëse

Xhepçishti është gati për Kapitullin e Dytë të zhvillimit – kështu u shpreh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në këtë fshat, së bashku me bartësin e listës në Tetovë Albi Qamilin, ministrin e Ekonomisë dhe shefin e shtabit për Tetovën Besar Durmishin, zëvendësministrin e Bujqësisë Albrim Hoxha dhe funksionarë të tjerë të VLEN-it e kandidatë për këshilltarë.

Kasami tha se banorët e Xhepçishtit shumë shpejt do të shohin nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës kryesore, bashkë me gjithë infrastrukturën përcjellëse, një projekt i financuar 100% nga Komuna e Tetovës.

“Ky projekt na bën krenarë, por mbi të gjitha zgjidh problemet shumëvjeçare infrastrukturore të Xhepçishtit,” u shpreh Kasami. Ai shtoi se bashkërisht u konstatua se Tetova ka nevojë të vazhdojë përpara me Kapitullin e Dytë të zhvillimit, ku do të marrë hov transformimi i vendbanimeve.

“Tetova s’ndalet,” përfundoi Kasami.

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit