Tuesday, July 23, 2024
HomeLajmeIzet Mexhiti: Ndryshimi po vjen dhe besoni ia VLEN!

Izet Mexhiti: Ndryshimi po vjen dhe besoni ia VLEN!

Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike, në tubimin promovues të Koalicionit opozitar të partive shqiptare, mbajti fjalë rasti, në përkrahje të kandidaturës së dr. Arben Taravarit për president dhe të koalicionit VLEN.

Ai në fjalën e tij, në fillim rikujtoi rëndësinë e 2 marsit të vitit 1444, ditën e Besëlidhjes kur princat shqiptarë krijuan Besëlidhjen e Lezhës, me në krye Skënderbeun. Kjo ditë, e sotme, përkon me Besëlidhjen historike, nga i cili buron mesazhi i bashkimit, që sot i duhet shqiptarëve, më shumë se kurrë për të bërë ndryshimin.

Z. Mexhiti sulmoi partinë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim, i cili, sipas tij, po ushtron diktaturë, po shkel të drejtat e qytetarëve dhe po i kontribuon autoritarizmit.

Ai iu drejtua të pranishmëve, në veçanti rinisë, të cilën e quajti “forca e ndryshimeve”. Jetën e shqiptarëve këtu, ai e vlerësoi si jetë të personazheve të Orwellit, nga libri 1984, ku qytetarët përgjohen, ju përcaktohet shija, çfarë muzike të dëgjojnë, çka të lexojnë, e kush nuk bëhet i dëgjueshëm, dënohet, largohet nga puna dhe gjykohet. Diskriminim dhe disiplinim të opozitës, duke përçarë dhe hegjemoni politike e cila shqiptarët i ka kthyer të jetojnë në diktaturë, ka theksuar Mexhiti.

“Pushteti i BDI-së është i atrofuar në mungesë të ideve, i komprometuar nga korrupsioni, në stilin e diktatorëve që ndjellin frikë, duke i mbajtur qytetarët nën kërcënim”, ka theksuar Mexhiti.

Ai ka goditur edhe sloganin e BDI-së, “Jo Rusisë, po Europës”, e cila i ka kontribuar ardhjes së Rusisë dhe Serbisë në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet biznesit dhe dukurive negative, kompanive dhe oligarkëve të dyshimtë rusë dhe serbë, duke ua cekur emrat atyre.

“BDI është sot e izoluar nga të gjithë, me të dhe për të flasin vetëm ata që kanë interesa financiare dhe oligarkët. Sot me BDI nuk takohet asnjë ambasador perëndimor, ndërsa më herët ishin ngjarje të rregullta politike, a keni pyetur përse”, ka theksuar Mexhiti.

Mexhiti zotohet se do të përtërijnë sistemin e kapur e të kalbur, klientelizmi dhe korrupsioni, duke u zotuar për ndryshim.

Ai ka kërkuar t’i besohet, sepse, ashtu fiton kauza duke i thënë “Jo Rusisë por po ndryshimit”.

Ka ardhur koha për përgjegjësi, ka potencuar Mexhiti, koha për dënim dhe përgjegjësi të dukurive negative, Kodin penal, ndalimin e migrimit, për liri dhe barazi.

Bashkimi ia vlen, ka theksuar Mexhiti. Bashkimi i shqiptarëve do të jetë bashkim për ndryshimin të cilën e duam, ka theksuar ai, duke ftuar qytetarët ta votojnë koalicionin VLEN, ata të papërcaktuar dhe ata që deri tash nuk ishin aktiv në politikë, për të hequr nga pushteti të përjetshmit.

“Nga ky tubim, theksojmë se ndryshimi po vjen dhe besoni ia vlen”, ka përfunduar fjalimin e tij, z. Izet Mexhiti.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments