Wednesday, October 9, 2024
HomeMaqedoniHalil Snopçe në Konferencën e 31-të Asamblesë parlamentare të OSBE-së në Bukuresht...

Halil Snopçe në Konferencën e 31-të Asamblesë parlamentare të OSBE-së në Bukuresht si përfaqësues i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Deputeti Halil Snopçe merr pjesë në
konferencën e 31-të të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si përfaqësues i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj konference pati paraqitje në pjesën kushtuar çështjeve ekonomike.
Në fjalimin e tij kryesisht u fokusua në sfidat që paraqiten si pasojë e zhvillimit galopant të intelegjencës artificiale (IA) në spektrin global. Më poshtë ju sjellim tekstin integral të publikuar në Facebook nga vetë deputeti Snopçe:

“Prej 29 Qershor deri në 03 Korik, në Bukuresht të Rumanisë, po mbahet Konferena e 31-të me radhë e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së ku unë jam përfaqësues i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kësaj konference pata paraqitje në pjesën kushtuar çështjeve ekonomike.
Në fjalimin tim kryesisht u koncentrova në sfidat që paraqiten si pasojë e zhvillimit galopant të intelegjencës artificiale (IA) në spektrin global. Potencova faktin se bota në përgjithësi ende nuk është në gjendje të jep përgjigje me saktësi në lidhje me zhvillimin e IA-së. Pra, për momentin nuk ka përgjigje të saktë IA-ja a është I dobishëm për njerëzimin apo zhvillimi I saj paraqet rezik për njerëzimin.
I potencova dobitë e IA-së në fusha të ndryshme sikurse që janë mjekesia, transporti, financat, ekonomija në përgjithsi edhe atë duke potencuar shembuj konkretë.

Poashtu potencova që pavarsisht eksapnzionit të madh, ekzistojnë reziqe të mëdha me të cilat jemi të obliguar të ballafaqohemi si shoqëri në kuadër të sistemit global. Shtetet gjithandej duhet të kenë strategji të përbashket. Është I nevojshëm bashkëpunimi gjithpërfshirës ndërmjet qeverive të shteteve, industrisë, akademive për të vendosur një kornizë solide bashkëveprimi, si dhe standard për kodeksin etik.

Poashtu përmenda rekomandimet me hapat konkretë që do të duhej të ndërmeren nga ana e shtetit tonë si antare e OSBE-së dhe të NATOS në këtë drejtim.”- shkruan Halil Snopçe në postimin e tij.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit