Wednesday, October 9, 2024
HomeLajmeGrubi: Do të kualicionojmë edhe me VMRO-DPMNE?

Grubi: Do të kualicionojmë edhe me VMRO-DPMNE?

Zëvendëskryeministri Artan Grubi nga radhët e BDI-së, Artan Grubi i pyetur në emisionin 360 gradë në TVM1 se sa ka gjasa që pas zgjedhjeve të formohet qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Grubi sërish thekson se kjo gjë është e mundshme.

“Nëse VMRO-DPMNE i miraton ndryshimet kushtetuese para formimit të qeverisë, pse jo. Nëse është reformuar mjaftueshëm, nëse ka orientim evropian, nëse dëshmon se është e gatshme të sakrifikoj për të ashtuquajturin rejting të saj për të mirën e shtetit, ashtu siç bëri LSDM në të kaluarën, atëherë-Po, meriton një shans”, theksoi Grubi.

Sipas tij, nëse ai mbetet i atij qëndrimi se as para as pas, as në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, atëherë çfarë do të kërkonte BDI në një qeveri të tillë apo në një qeveri me partner që sheh zgjidhje alternative për BE-në.

“Në BDI nuk ka alternativë. BE-ja, NATO-ja dhe miqësia strategjike me SHBA-në nuk ka alternativë. Ne nuk mund ta gjejmë veten në partneritet me të majtën, me Janko Baçevin, me forcat pro-ruse, me një axhendë pro-ruse në shtet”, deklaroi Grubi.(INA)

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments