HomeSportGati zyrtarizimi i Mbappes, ndërsa prezantimi pas Evropianit

Gati zyrtarizimi i Mbappes, ndërsa prezantimi pas Evropianit

Po vjen momenti i zyrtarizmit të transferimit të Kylian Mbappesë te Reali i Madridit. Sapo të nisë java, klubi “merengues”, fitues i freskët i Champions League-s, do të njoftojë marrëveshjen me “yllin” francez, që mbërrin në kryeqytetin spanjoll si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me PSG-në.

Çdo dokument është nënshkruar, vulosur, plotësuar.

Mbappé e mori vendimin e tij në shkurt dhe më pas ai përfundoi zyrtarisht të gjitha hapat për lëvizjen e madhe. Ai mund të konsiderohet lojtar i ri i Real Madridit.

Sulmuesi francez konfirmoi muajin e kaluar se po largohej nga Paris Saint-Germain pas shtatë vitesh, dhe nëna e tij, Fayza Lamari, ka pranuar se ai do të shkojë “aty ku të gjithë e dinë”, por nuk ka pasur një njoftim zyrtar për destinacionin e tij.

Reali dëshironte të priste derisa të përfundonte sezoni (pas të luhej finalja e Championsit) përpara se të lëshonte një deklaratë publike.

Ata nuk parashikojnë të jenë në gjendje të prezantojnë Mbappé deri në mes të korrikut, sepse Franca po përgatitet për turneun e kësaj vere. Mbetet për t’u parë nëse Mbappé do të marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike.

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit