Monday, October 14, 2024
HomeMaqedoniGashi nga Berlini: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në...

Gashi nga Berlini: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi nga Berlini tha se ata janë në një proces për të bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se kanë bërë diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Katër parti shqiptare bashkë me Vetëvendosjen, pesë subjekte, janë bërë bashkë për ta dëshmuar se liderët e partive politike, katër parti, apo pesë parti nuk e shohin interesin e tyre por janë bërë bashkë për të mirën e njerëzve. Përfundimisht nëse politika nuk bëhet bashkë për t’ju shërbyer shqiptarëve, interesave dhe qytetarëve, atëherë ajo e humb kuptimin se pse duhet të ekzistojë”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Gashi tha ata i shprehin mirënjohje mërgatës shqiptare për angazhimin e madh që ka dhënë për ta çliruar Kosovën, për t’i ndihmuar ekonomikisht e financiarisht.

“Për shkak se pa juve vërtetë nuk e di a do të ekzistonim, si do të ishte ekzistenca jonë atje poshtë në vendlindje”, tha Gashi.
Ai tha se dëshirojnë reformat dhe ndryshimi që do të vijë të jetë parasegjithash edhe për qytetarët shqiptarë në Maqedoni por edhe për mërgatën.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit