Monday, July 15, 2024
HomeTeknologjiFundi i një epoke! Smart nuk do të prodhohet më!

Fundi i një epoke! Smart nuk do të prodhohet më!

Segmenti më i vogël i tregut të makinave mbeti pa Smart. Dalje në treg e tij shënoi një histori interesante në epokën e mikro makinave.

Makinat e vogla urbane në Evropë kanë qenë gjithmonë kryesoret, por kur Smart u shfaq më shumë se 25 vjet më parë, pamja ndryshoi në mënyrë drastike.

Smart ForTwo shënoi një epokë dhe një trend. Jeta e tij ishte relativisht e gjatë dhe e suksesshme.

Pavarësisht gjithçkaje, lamtumira e tij përfaqëson një moment historik të rëndësishëm, si për markën ashtu edhe për miliona shoferë në mbarë botën.

Edhe pse zhvillimi i tij filloi në fillim të viteve ’90, për herë të parë u shfaq në panairin e makinave në Paris në 1998 dhe nuk mund të kalonte pa u vënë re.

Pavarësisht përmasave të vogla, me një gjatësi prej vetëm 2.5 metrash, ai përfaqësonte një koncept plot logjikë, prakticitet dhe funksionalitet.

Ndërsa fillimet nuk janë kurrë të lehta, zhvillimi i ndërlikuar i Smart ForTwo paraqiti probleme sigurie gjatë fazave të tij të hershme.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit