Friday, June 14, 2024
HomeMaqedoniFNA: Jeton Shaqiri dhe Halit Ferati fajtor që Arsimi i Lartë në...

FNA: Jeton Shaqiri dhe Halit Ferati fajtor që Arsimi i Lartë në Maqedoninë e Veriut është në krizë

Profesorë të korruptuar, hajna dhe plagjiatorë përditë po prodhojnë analfabetë funksional. Skandali thellohet kur këta shkatërrues të cilësisë në arsimin e lartë po rehablitiohen nga personat më kompetent për t’i ndëshkuar ata, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati.

Për të shpëtuar arsimin nga fundosja e tërësishme, FNA-ja disa herë ka denoncuar dhe ka ofruar prova për raste të hajnisë dhe korrupsionit në arsimin e lartë. Rrallë kemi marrë përgjigje ndërsa asnjëherë s’janë ndërmarrë masa konkrete kundër shkelësve të denoncuar nga ne, përkundër vendimeve për shkelje të konstatuara. Kështu, Halit Ferati dhe Jeton Shaqiri po stimulojnë korrupsionin në arsim.

Po bëhet 1 vit që kur u konstatua se Agron Alili ishte avancuar kundërligjshëm dhe asgjë nuk është ndërmarrë deri sot, përkundër që FNA-ja posedon prova ku ministri Shaqiri premton se do të ndërmerr masa. Alili vijon që çdo mëngjes të vishet nën petkun e profesorit dhe të del para studentëve, sikur të mos ishte një prej personave që rrezikon cilësinë e arsimit të lartë. Theksojmë se ky nuk është rasti i vetëm pa epilog.

Aleat i ministrit në këtë ‘luftë’ për mbrojtje dhe strehim të shkelësve të ligjit është drejtuesi i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati. Deri te ky institucion, FNA-ja ka kohë që dorëzon prova dhe indicie për shkelës potencial ndërsa nuk po marrim asnjë përgjigje. Halit Ferati ta lëshojë karrigen e drejtorit nëse s’ka guxim, s’din ose nuk dëshiron që të luftojë korrupsionin në arsim.

Me praktikën e mosndëshkueshmërisë të ministrit Shaqiri, frikën e Feratit për t’i çuar deri në fund hetimet dhe gjendjen në të cilën ndodhet arsimi sot, FNA-ja konsideron se janë pjekur kushtet që kryeministri të ndërhyjë dhe t’i shkarkojë urgjentisht dy frenuesit më të mëdhenj të luftës kundër korrupsionit, hajnisë dhe plagjiaturës në arsimin, Jeton Shaqirin dhe Halit Feratin.

FNA-ja nuk do të qëndrojë duarkryq, ndërkohë që presim persona më kompetent t’i zënë karriget e institucioneve të lartëpërmendura, do të vazhdojmë të bëjmë publike çdo parregullsi që vë në rrezik cilësinë e arsimit të lartë. FNA-ja përsërit edhe njëherë nevojën për veting në arsim të lartë, vetëm në atë formë do ta shpëtonim arsimin nga këto hajna, plagjiatorë dhe persona të korruptuar, përfubdojn nga FNA.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments