Tuesday, July 23, 2024
HomeSportFestë e madhe te nënkampionët e Anglisë

Festë e madhe te nënkampionët e Anglisë

Arsenali iu fal penalltive për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. Gunners fituan 1-0 kundër Portos dhe sfida shkoi në shtesë, pasi “Dragonjtë e Oportos” kishin fituar me të njëjtin rezultat në shtëpi.

Festë e madhe te nënkampionët e Anglisë, të cilët u rikthyen pas 14 viteve mes 8 skuadrave më të mira të Europës. Ndërkohë që po garojnë në dy fronte: Champions+Premier.

Trajneri Mikel Arteta u shfaq më i lumtur se kurrë në prononcimin pas ndeshjes.

“Kanë kaluar 14 vite nga hera e fundit që jemi kualifikuar në çerekfinale, një kohë e gjatë për një klub si Arsenali. Ne krijuam një energji të pabesueshme në stadium. Ia dolëm të gjithë së bashku.

Penalltitë pastaj dihen, janë lotari. Ishim përgatitur një ditë më parë për goditjet e penalltive. Trajnerët e portierëve kanë merita, si të gjithë të tjerët.

Duhet ta pranoj se është e vështirë të përballesh me Porton, një skuadër konkurruese, e mirë dhe e fortë. Patëm shumë momente gjatë ndeshjes ku nuk mundëm të kontrollonim lojën, kjo edhe për meritë të tyre.

Shënuam në një moment të rëndësishëm, u përpoqëm të krijonim rastet tona dhe në fund ia dolëm të kualifikoheshim. I dashurojmë tifozët tanë dhe energjinë që na transmetojnë.

Ndihem mirë që u kualifikuam, pasi donim të mbërrinim në çerekfinale. Më pëlqeu fakti që e ruajtëm qetësinë, u treguam të duruar dhe të guximshëm në të njëjtën kohë”, u shpreh trajneri spanjoll i Arsenalit.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments