Truproja i Ziadin Selës, Fisnik Qamili përmes komenteve në rrjetet sociale në facebook, ka ofenduar Feta Alimin duke e quajtur si patriot facebooku.
Madje Fisniku ka shkuar aq larg duke e akuzuar Feta Alimin se ai ka dhënë çelsat e derës huliganëve natën e 27 prillit.
Rikujtojmë se Feta Alimi ishte personi që e shpëtoi Ziadin Selën natën e 27 prillit, dhe si rezultat i këtij veprimi Feta Alimi u denua me 7 vite burg.
Feta Alimi dhe Ziadin Sela krijuan një miqësi familjare, por veprimet e fundit ku Ziadin Sela u bashkua me Ali Ahmetin dhe BDI-në, Feta Alimi nuk mundi ti pranonte dhe kështu u rreshtua në krahun e Arben Taravarit.
Këto ofendime me gjithë gjasë janë të orkestruara dhe pasojnë pas fotografive të mbrëmshme ku Feta Alimi u shfaq së bashku me Arben Taravarin në Prishtinë te kryeministri i Kosovës Albin Kurti.