Saturday, July 27, 2024
HomeMaqedoniDriton Ismail Bilalli i bashkangjitet Arben Taravarit

Driton Ismail Bilalli i bashkangjitet Arben Taravarit

Driton Ismail Bilalli, një ish luftëtar i UÇK-së dhe mjek specialist i transfuziologjisë, ka zgjedhur të jetë pjesë e Aleancës për Shqiptarët.

Si transfuziolog i parë shqiptar në Kumanovë dhe me prejardhje nga një familje e shquar patriotike, Dritoni sjell me vete një trashëgimi të rëndësishme të angazhimit dhe kontributit në shoqërinë tonë.Në vitin 2001, gjatë kohës së luftës për liri dhe pavarësi, Driton ndërpreu studimet për t’u bashkuar me radhët e UÇK-së në vendlindjen e tij, në Vaksincë. Shërbimi i tij si teknik mjekësor në UÇK e bëri atë pjesë e historisë së madhe të luftës për liri.

Trashëgimtar i një familjeje të përkushtuar për lirinë, gjyshi i tij, Faik Bilalli, gjithashtu ishte njëri nga ushtarët më të moshuar në Rajonin e Karadakut, që bashkangjitet UÇK-së, duke shfaqur vendosmërinë dhe devotshmërinë ndaj kauzës së lirisë së vendit. Me një përvojë të pasur në fushën e mjekësisë dhe një trajnim të specializuar në diplomaci, Dritoni ka vendosur të përfshihet aktivisht në ndryshimet pozitive për shoqërinë tonë.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit