Monday, October 14, 2024
HomeLajmeÇka po ndodhë me “Frontin Evropian”, BDI dhe LSDM po i ndajnë...

Çka po ndodhë me “Frontin Evropian”, BDI dhe LSDM po i ndajnë rrugët?!

BDI tanimë po bën të qartë se definitivisht po largohet nga LSDM në garën presidenciale.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi nga BDI mbrëmë bëri të qartë se po ndahen rrugët me LSDM për garën për president sepse ata po përgatisin kandidaturën e tyre.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidati i saj për kryetar të shtetit, sepse kjo çështje nuk është diskutuar në organet e partisë. Bujar Osmani mund të jetë një kandidat i shkëlqyer. Por ai nuk po bën fushatë për kandidat presidencial, sepse kjo nuk është diskutuar e as vendosur në BDI. Por së shpejti do të duhet të merret një vendim, sepse mbledhja e firmave fillon më 23 shkurt dhe duhet të zgjasë deri më 8 mars. Kështu që këtë javë do të zbulojmë se kush është kandidati i BDI-së dhe kush do të jetë fitues në bllokun shqiptar, me mundësi që të kalojmë edhe në raundin e dytë”, tha Grubi në një intervistë për 360 gradë në TVM1.
Grubi me këtë paralajmërim bëri të qartë se LSDM-ja nuk do të mund të llogarisë më në mbështetjen e BDI-së, por vetëm nëse kandidati i tyre fiton një vend në raundin e dytë.

Ky zhvillim i ngjarjeve shtron pyetjen nëse BDI do të marrë pjesë në koalicion parazgjedhor me LSDM-në apo do të shkojë me listat e veta. Grubi thotë se edhe ky është një opsion që është ende në shqyrtim.

“Për momentin në BDI është disponimi për bisedime me partnerët tjerë të koalicionit, partinë e Hoxhës, Thaçit, Rexhepi- Zejdit dhe aktorë të tjerë shoqërorë, ndërsa me LSDM-në kemi pasur takim para dhjetë ditësh me kryetarin e LSDM-së, Kovaçevski dhe unë mendoj se duhet të kemi një takim këtë javë, pra ditët që na presin, për të parë se çfarë rezultati tregojnë sondazhet e tyre, çfarë tregojnë sondazhet tona, për të parë se cila është mënyra më e mirë për të vepruar”, ka thënë Grubi.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se deri në fund të muajit do të shpallin kandidatin për president, i cili do ta ketë mbështetjen e të gjithë partnerëve të koalicionit, ndërkaq për BDI-në, tha se ata kanë opsionet e tyre.

“Kjo është pyetje për të cilën duhet BDI të përgjigjet. BDI ka opsion ose që ta mbështes kandidatin për president që ne do ta propozojmë, ose të kandidojë me kandidatin e tyre për president, ky është vendim i partisë BDI”, theksoi Kovaçevski, duke shtuar se në ditët në vijim do të zhvillohen bisedime me BDI-në.

Dhe ka ende shumë kohë për bisedime për zgjedhjet parlamentare, sepse listat e kandidatëve duhet të dorëzohen në KSHZ më së voni deri më 3 prill. (INA)

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit